Racizmi kulturor dhe Katari 2022

by admin
Spread the love
Redi Shehu

Pak dite para nisjes se Kupes se Botes ne Katar, nje histeri e pakuptimte mbi bojkotin e ketij aktiviteti po merr udhe ne mediat nderkombetare.

Jam munduar te gjej arsyet dhe te vetmin shpjegim qe gjej, eshte racizmi kulturor.

Per disa vende apo edhe disa “elita”, eshte i padurueshem fakti se si eventi me i madh futbollistik i botes te mbahet ne nje vend te Lindjes se Mesme.

Ne fakt, nuk kane faj, jane mesuar t’i konsiderojne si koloni, por ja qe gjerat kane ndryshuar.

Katari eshte nje nder pese vendet me te ardhurat me te larta ne bote me mbi 100.000 dollare per frymë. Zhvillimi ekonomik dhe teknologjik eshte shume me lart se sa vendet e BE-se.

Shume prej pretendimeve te ngritura nga rojtaret e racizmit kulturor kane te bejne me te “drejtat e njeriut” kryesisht fokusuar tek homoseksualet, apo pretendimet per aksidentet ne pune, shkuan deri aty sa sajuan se Katari po paguan tifoza fallso.

Jane zhvilluar pafund kampionate boterore, por, ne asnje prej tyre nuk kemi pare nje histeri te tille edhe kur behej fjale per vende si Meksika, Afrika e Jugut apo Brazili standartet e te cilave eshte e kote t’ i komentojme.

Ky kampionat eshte i standarteve me te larta persa i perket infrastruktures dhe teknologjise, stadiumeve dhe akomodimit.

Edhe pse pritet qe gjate kampionatit keto “elita” do jene gjate gjithe kohes ne kerkim te skandaleve, perseri ky do te jete kampionati me i suksesshem edhe per inat te atyre qe akoma nuk e besojne se koha e kolonizimeve ka marre fund.

Nga: Redi Shehu

You may also like