Racizëm në luftë, afrikanët sulmohen gjatë ikjes nga Ukraina nga ushtarët rusë

by admin
Spread the love

Afrikanët dhe shtetas tjerë jo ukrainas që po largohen nga Ukraina për shkak të sulmeve të Rusisë, po përballen me racizëm gjatë largimit. Ndaj kësaj ka reaguar ministri i Jashtëm i Ukrainës që ka thënë se të gjithë të larguarit nga Ukraina duhet të trajtohen njësoj.

“Afrikanët që po duan të evakuohen janë miqtë tanë dhe duhet të kenë mundësi të barabarta për t’u kthyer në shtetet e tyre të sigurt”, ka thënë Dmytro Kuleba në Twitter. “Qeveria e Ukrainës s’kursen asgjë për të zgjidhur këtë problem”.

Është hera e parë që Qeveria e Ukrainës ka komentuar krizën në kufi. Të huajt, në veçanti afrikanët, kanë qenë cak i racizmit gjatë përpjekjeve për largim. Gjatë largimit ata kanë treguar për CNN se kanë qenë cak i sulmeve në baza racore dhe u është mohuar transportimi për të dalë jashtë vendit nga zyrtarët në kufi.

Studentë të Mjekësisë nga Nigeria kanë thënë për CNN se ishin urdhëruar të largohen nga autobusi nëpikëkalimin kufitar mes Ukrainës dhe Polonisë, duke shtuar se u desh të largoheshin me turmat e ukrainasve. Edhe studentë nga India kanë treguar se kanë qenë cak i sulmeve.

“Human Rights Watch” ka apeluar që autoritetet ukrainase të ofrojnë udhëzues të qartë që të gjithë të trajtohen barabartë në rrugën për largim nga Ukraina.

Qindra mijëra njerëz kanë lënë Ukrainën për shkak të luftës në javën e fundit.

Rruga Press

You may also like