Raci: Mirë që nesër nuk po tentohet të shkohet me forcë në kuvendet komunale në veri (VIDEO)

by admin
Spread the love

Analisti politik Gazmir Raci ka thënë se betimi i kryetarëve komunalë është shqetësim për grupet kriminale serbe që kanë operuar në këtë pjesë të vendit.

“Ndërlikimi do të jetë për grupet kriminale që vazhdojnë ta kenë një pjesë të veriut nën kontroll dhe normal që çkapja e këtij grupi kriminal me institucionet kriminale që kanë qenë derisa udhëhiqeshin nga Lista Serbe normalisht është shqetësuese për këto grupe përderisa për njerëzit lokalë, për serbët lokalë, që kanë probleme të përditshme tash e gjashtë muaj kanë mbetur pa shërbime komunale, natyrisht është shqetësim për njerëzit e rëndomtë kur nuk kanë shërbime nga komunat”, ka thënë Raci në Rubikon.

Raci tha se ky ishte një proces i qetë dhe nuk u tentua të provokohej apo të tensionohej situata nga serbët.

Ai po ashtu shtoi se është mirë që nesër nuk do të tentohet që të shkohet me forcë në kuvendet komunale në veri.

“S’jam idhtar që me dhunë të shkohet nesër në Leposaviq, në Zveçan e Zubin Potok të hyhet në ndërtesë, sepse e kemi parë që ato janë blinduar me aryen që duan të provokojnë situata të pakëndshme që njerëzit të bien pre e tyre. Unë i bëj thirrje njërzëve dhe institucioneve të sigurisë të kenë kujdes me përdorimin e forcës në institucione në veri, sepse njerzëit e thjeshtë kanë halle të përditshme dhe nuk u duhet njësia policiore t’u sillet përditë nëpër qytetet e tyre, andaj është mirë që nuk po tentohet që nesër të shohet te shkohet me forcë të hyhet në objektet kryesore që janë të komunave”, u shpreh Raci.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

You may also like