Rabiot tremb Juventusin: Nuk e di nëse do qëndroj në Torino

by admin
Spread the love

Kontrata e Adrien Rabiot me Juventusin skadon në qershor të vitit 2023 dhe në prag të Botërorit mesfushori pranoi se ky event do të ishte një skenë e rëndësishme që do të vendoste shumë për të ardhmen e tij.

Lojtari bëri një paraqitje shumë të mirë në debutimin e Francës në Kupën e Botës, duke shënuar një gol në sfidën ndaj Australisë. Rabiot duket se nuk ka ndryshuar mendim për të ardhmen e tij.

“A do qëndroj te Juventusi? Nuk e di akoma, nuk është ky momenti për të folur. Pa dyshim që këto paraqitje më ndihmojnë që të shkoj diku tjetër, por edhe për të diskutuar me Juventusin. Por tani jam I fokusuar te Botërori”, ka thënë francezi.

Në verë Juventusi e nxori në merkato lojtarin që aktualisht po kalon një moment të artë, por bardhezinjtë rrezikojnë ta humbasin me parametër zero në fund të sezonit.

Rabiot kërkon 10 milionë euro në sezon, por Juve nuk ofron më shumë se 7 milionët që përfiton aktualisht. Arsenal, Chelsea dhe Tottenham janë të gatshëm të përfitojnë nga kjo situatë. /Oversport.tv

 

You may also like