Qyteti i Shkupit organizon pritjen e Natës së Vitit të Ri, asnjë këngë e këngëtar shqiptar

by admin
Spread the love

Qyteti i Shkupit publikoi programin për natën e Vitit të Ri që do të festohet në sheshin “Maqedonia”. Sipas programit të publikuar programi festiv do të nis nga ora 20:00, ku është paraparë program me muzikë folk dhe pop, por ajo që bie në sy është se nuk është ftuar asnjë këngëtar apo grup shqiptar, përcjell INA.

Por ajo që bie në sy është se nuk ka as nga komunitetet e tjera, duke pasur parasysh Shkupin multietnik. Qyteti i Shkupit thekson se tre kompani përgjegjëse siç thuhet “kanë guxuar që në një kohë krize ekonomike dhe energjitike, të kontribuojnë në organizimin e festës së Vitit të Ri”.

Programi festiv në Natën e Vitit të Ri:

21:22 – Puka Kozmetika (Darko dhe Zharko Maslarkovski) 22:10-23:10 – Grupi DNK (Andrej dhe Panço)
23:20-00:20 – Nokaut
00:30 – 01:00 – Naum Petreski dhe Zuica Llazova
01:00- 01:30 – DJ Sllave

E gjithë kjo thuhet në komunikatën e Qytetit të Shkupit, ku nuk është ftuar as edhe një këngëtar apo grup shqiptarë, pavarësisht arsyetimeve se ky program është mbuluar nga sponsorizimi i kompanive private.

You may also like