Qyteti i Shkupit ndërpret kontratën me kompaninë “Sloboda Prevoz”

by admin
Spread the love




Qyteti i Shkupit gjatë ditës së sotme  ka ndërprerë Kontratën me shoqatën e transportuesve privatë “Sloboda Prevoz” , pasi sipas tyre kontrata është ndërprerë për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve që dalin nga kontrata.

Në komunikatën e qytetit të Shkupit thuhet se, në këtë rast bëhet fjalë për detyrimin, për ofrimin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë të shërbimit publik për transportin e udhëtarëve. Ata gjithashtu deklarojnë se  “Sloboda Prevoz” për më shumë se dy ditë radhazi nuk e ka përmbushur këtë detyrim, ndaj për shkak të mosrespektimit të kontratës është ndërprerë.

Ftojmë të gjithë operatorët privatë të thërrasin thirrjen publike që do të shpallet gjatë javës së ardhshme.

Sipas qytetit të Shkupit, Transporti publik i qytetit funksionon në vazhdimësi, dhe NQP Shkup aktualisht ka kapacitete të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e qytetarëve të Shkupit. /SHENJA/


You may also like