Qytetarët të jenë të qetë si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në atë ekonomik – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për numrin e Vitit të Ri të të përjavshmes “Fokus” ka folur për projektet e Qeverisë, krizën aktuale energjetike, sigurinë e vendit, si dhe për planet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme.

Duke folur për situatën aktuale, Kryeministri thekson se “si qytetar pret të ketë një autoritet gjyqësor funksional dhe pret drejtësi”. Ai iu referua vendimit për rastin e përgjimeve masive, duke komentuar: “Qeveria nuk mund të ndërhyjë në drejtësi. Sistemi i drejtësisë mbetet që përmes një procesi transparent të sqarojë qytetarët për vendimet që merr dhe të punojë për përmirësimin në mënyrë që të rrisë besimin e qytetarëve dhe të sigurojë kushte të drejta që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para Kushtetutës”. Për vizitën e ekipit nga SHBA-ja lidhur me rastet e korrupsionit, Kryeministri thotë se nuk është takuar me ta, por se “përvojat që kanë BE-ja dhe SHBA-ja janë të një rëndësie të madhe dhe janë të mirëseardhura”.

Kryeministri theksoi se nuk mund të parashikohet se si do të zhvillohet lufta në Ukrainë, por garanton se qytetarët duhet të jenë të qetë si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në atë ekonomik. “Me këtë luftë, ne e kuptojmë se sa i saktë ishte vendimi ynë për t’iu afruar aleancës më të madhe ushtarake të sigurisë dhe mbrojtjes në botë. “Vendi ynë është i sigurt, kufijtë tanë janë kufij të NATO-s dhe nga ky këndvështrim askush nuk duhet të ketë dyshim nëse mund të na ndodhë diçka”, tha ai.

I pyetur për situatën në Kosovë, Kryeministri beson se zgjidhja qëndron në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE-së. Sipas tij, të gjitha palët duhet të veprojnë në drejtim të vendosjes së paqes në veri të Kosovës.

You may also like