Qytetarët kërkojnë ngritjen e pagës minimale e krijimin e vendeve të punës – çmimet të papërballueshme

by admin
Spread the love

Kriza ekonomike e shoqëruar me
ngritjen e vazhdueshme të çmimeve është bërë e papërballueshme për qytetarët.
Ata thonë se edhe ndihmat që po marrin nga shteti nuk janë të mjaftueshme,
raporton Shqip.

Sipas tyre shteti duhet të bëjë më
shumë në zhvillimin ekonomik, në hapjen e vendeve të punës dhe në rritjen e pagës
minimale.

Rexhep Rafuna, mërgimtar nga
Zvicra u shpreh se në Kosove paga minimale duhet të jetë 350 euro që qytetarët
t’ia dalin.

Mirëpo sipas tij, duke marrë parasysh
që Qeveria nuk ka buxhet të mjaftueshëm nuk ka mundësi që të ketë rritje.

“Kjo krizë nuk është vetëm në Kosovë
po është një krizë globale, ajo çka ka nda qeveria është ndihmë për popullin
por nuk janë të mjaftueshme. Por së pari populli duhet me dit sa ka buxhet
shteti pastaj mundet me i rrit edhe pagat. Paga minimale duhet me qenë 350
euro, me qenë se ka qeveria buxhet, por nuk ka buxhet. E dyta janë duke sulmuar
vetëm qeverinë, qeveri nuk mundet me bërë vetë pare”, u shpreh ai.

Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve
të Kosovës, Nijazi Gashi, thotë se gabim i kësaj Qeverie dhe qeverive të
kaluara është që nuk janë duke i kushtuar shumë rëndësi zhvillimit ekonomik.

“Çmimet jemi dëshmitar të gjithë që
janë ngritur dhe janë bërë të pa përballueshme për popullatën për masën po
flasim dhe dimri që do të vije sigurisht që do të na gjejë në një gjendje shumë
të vështir ekonomike dhe kanë më pasë vështirësi shumica e popullit me përballu”.

“Një perspektiv e zymtë në përgjithësi
dhe një qasje e gabueshme edhe e kësaj qeverie sikur e qeverive të tjera që nuk
po i kushtojnë rendësi zhvillimit ekonomik të vendit por po merren me disa ndihma,
me do vitra që nuk janë zgjidhja unë mendoj që vetëm me zhvillimin ekonomik të
vendit dhe rritja e prodhimit, industria e nxjerr shtetin nga kriza”.

“Shtesat e ndara nga Qeveria janë
një ndihmë e aty për atyshme por nuk është zgjidhje kjo, zgjidhja është njerëzit
me pas mundësi me u punësuar me i marr rrogat konformë punës qe e bëjnë. Ne
dihet që jemi një vend për momentin ndër më të pa zhvilluarit në Evropë, më të varfëritë
në Evropë dhe nuk mundemi me pas standardin sikur të tjerët në Evropë por ne duhet
të angazhohemi ta zhvillojmë vendin në aspektin ekonomik sepse resurset
natyrore dhe humane kemi pse mos të zhvillohemi” u shpreh Gashi.

Hysni Haxholli tha se ky dimër do
të jetë i vështirë dhe se me ndihmat e ndara nga shteti nuk janë të mjaftueshme.

“Ky dimër do të jetë i vështir,
ndihmat e ndara nga shteti janë shumë pak për neve, sidomos për pensionuar janë
shumë pak. Me qenë qeveria e mirëfilltë pensionerave duhet tu rriten të
ardhurat 200 deri 270 për me përballu se paku blerjen e ilqeve që nevojiten për
shëndet, unë marr 100 euro pension që nuk mund të ja dal me to po nuk kemi çka
me ba”.

Një qytetarë për Shqip
tha se me krizë është duke u përballur gjithë bota.

“Edhe vete atë Rozeta Hajdarin, na
çka dimë na jemi pensionuar, s’kem ma shumë as fuqi blerëse as kurgja, bukë të
thatë edhe kryp. Ndihmat e ndara nga Qeveria nuk janë të mjaftueshme, por më
mirë pak se hiq. Në Kosovë është krizë, jo vetëm tekë në por e ka kapluar krejt
rruzullin tokësor” u shpreh ai.

You may also like