Qytetarët e RMV-së mes më shkurtrave në Evropë, burrat afër mesatares evropiane

by admin
Spread the love

Gratë në Maqedoninë e Veriut janë mes më të shkurtrave në Evropë, ndërsa burrat janë afër mesatares evropiane, tregon analiza e sajtit të specializuar statistik “Landgeist”, të bazuar në të dhënat nga NCD-RisC, rrjet i shkencëtarëve të shëndetësisë nga mbarë bota, e cila bashkëpunon me Organizatat Botërore të Shëndetësisë.

Vlera mesatare e qytetarëve të RMV-së është 160,9 centimetra, ndërsa më të ulëta se ato janë vetëm gratë nga Qiproja me 160,6 centimetra. Mes më të shkurtrave në Evropë janë edhe gratë në Portugali 161,2 centrimetra.

Më të gjatat janë femrat holandeze me një mesatare prej 170,4 centimetra dhe ato malazeze me 170 centimetra. Gjatësia mesatare e femrave në Serbi është 168,3 centimetra, në Greqi 165,8, në Bullgari 164,6 dhe në Shqipëri 162,2 centimetra.

Burrat në vend, nga ana tjetër, janë mesatarisht 176.4 centimetra të gjatë. Më të gjatët janë holandezët 183,8, malazezët 180,7 dhe estonezët 179,3 ndërsa meshkujt më të shkurtër në Qipro 172,7, në Shqipëri 174,1 dhe në Bullgari 174,2 centimetra.

Në Serbi, gjatësia mesatare e meshkujve është 180,7, ndërsa në Greqi 179,3 centimetra. 

MARKETING



You may also like