Qytetarët: Çmimet e frutave dhe të perimeve më të larta se në Gjermani

by admin
Spread the love

Në pikun e veres çmimet e frutave dhe perimeve vazhdojnë të mbeten të larta dhe të papërballueshme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Një produkt i harruar që mund të pastrojë enët e gjakut.

TV SHENJA vizitoi tregun e gjelbërt në Shkup, ku pa nga afër çmimet e frutave dhe perimve të cilat ishin më të larta se viteve të kaluara. Specat 80 denarë kilogrami, domatet 60 denarë kilogrami, bostani 30 deri në 40 denarë kilogrami, këto ishin disa nga çmimet e frutave dhe perimeve që ishin në treg. Qytetarët, madje edhe ata që nuk jetonin këtu por, jashtë vendit thonin se nuk e dinë se si arrijnë të mbijetojnë qytetarët këtu me çmimet më të larta se në Evropë.

Unë nuk jam këtu, për fat në Zvicër jam. Tepër shtrenjtë, nuk e di si jetojnë këtu njerëzit, nuk e di. Atje ku jetojë, atje është më lirë se këtu”, thotë një qytetare.

Shitësit shtuan se edhe ata vet mezi ja dalin që të blejnë mall, për shkak se çmimet vazhdojnë të mbeten të larta edhe në kohën kur duhet të jenë pak më lirë. Qeveria disa herë I ka ngrirë çmimet e disa pemëve dhe perimeve, megjithatë përsëri këtë vit çmimet e tyre kanë qenë më të larta se vitet e kaluara.

You may also like