Qytetarët ankohen për ngritje çmimesh në prag të Bajramit, institucionet përgjegjëse në “gjumë”

by admin
Spread the love

Ndonëse jemi afër festës së Fiter Bajramit,
qytetarët nuk kanë vërejtur lirime të artikujve bazë ushqimor. Ata ankohen se
krahas ngritjes së çmimeve nuk po ka as reflektim nga ana e inspektoriatit,
raporton Ekonomia Online.

Disa të intervistuarit nga Ekonomia Online, thonë
se shtrenjtimi i produkteve në Kosovë është i zakonshëm sidomos në prag të
festave, e disa të tjerë e konsiderojnë si normale për shkak të krizave
globale.  

Ali Krasniqi për Ekonomia Online tha se çdo
vit në prag të festës së Bajramit ka hetuar ngritje të çmimeve të produkteve.

Sipas tij institucionet përkatëse për
mbrojtjen e konsumatorit janë në gjumë.

“Unë kam hetu vazhdimisht sikur çdo vjet, edhe
sivjet edhe vitet e ardhshme, kush ka ymër e shëndet me i prit se di të ketë
ngritje të çmimeve të vazhdueshme sidomos në prag të festave tona fetare
islame. Atë e bëjnë vëllezërit tanë mysliman, në vend se me i zvogëlua duke e
ditë gjendjen ekonomike, shtrenjtimin ata e bëjnë të kundërtën, na i ngritin e
i rritin. Mirëpo ne jemi mësuar me ta e dimë, nuk kemi çka me bë. Qeveria nuk
merr kurrfarë masa. Inspektorati asgjë, ajo shoqata që e bënë verifikimin e
kontrollimin e çmimeve për konsumatorë ata janë në gjumë, e dikund zgjohen pas
festës se me dashtë me punu ish bë diçka. Nuk ka kontroll kurrkund”, tha ai.

Edhe Ramadan Prebreza për EO tha se për festën
e Bajramit ka vërejtur vetëm shtrenjtim.

“Po kjo te na nuk ka ndodh kurrë të lirohen
çmimet për kurrfarë feste, një ashtu edhe për Bajaram kam vërejt vetëm
shtrenjtim”, tha shkurt ai.

E Nuri Nushi thotë se në Kosovë vërehet
ngritja e çmimeve për shkak se niveli i të ardhurave është më i ulët. Ai e
konsideron si normale ngritjen e disa artikujve bazë.

“Me të tregu të drejtën unë kam ardhë pardje
se nuk kam qenë këtu që 6 muaj, te vajzat kam qenë jashtë. Sipas asaj qysh jam dëgjuar
me disa shokë, e bëjnë kiamet punën. Kjo krizë globale e ka fshi botën e le
Kosovën. E di që është keq se këtu niveli i të ardhurave është shumë i ulët
prandaj është më e ndjeshme se sa në viset tjera, kështu që krejt normal”, tha
ai.

Ngritja e çmimeve nuk është fort problem edhe
për Izjah Avdyli. Ai e konsideron si problem të vogël këtë çështje.

“Hala s’kam marr asgjë harç për Bajram, kështu
që unë jetoj vetë i dyti, tjerët janë jashtë. Kështu që shumë pak shpenzojmë ne
po nuk kam vrenjt asgjë arsyeja se nuk kam marrë njëherë për njëherë. Buka
është qashtu 50-60, disa cikërrime qaq edhe nuk i vërej qaq. Nuk jam
cikërrimtar ke sa ke”, tha ai.

E një qytetare tjetër për EO tha se ka
vërejtur zbritje vetëm te disa ëmbëlsira e keksë, ndërsa te vaji e te produktet
e tjera jo.

“Po varet, në disa minimarkete ka edhe ngritje
edhe zbritje, varet te këta artikujt të cilët janë kryesorët. Ka edhe zbritje
në përjashtim të vajit, se tjerat po ëmbëlsirat, keksët po kurse të tjerat jo. Është
një gjë e zakontë në Kosovë”, tha ajo.

You may also like