Qeveria zotohet për subvencionim të energjisë në shumën prej 90 milionë euro

by admin
Spread the love

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 60-të ka miratuar vendimin për zotim për subvencionim të energjisë elektrike në shumë prej 90 milionë euro.

Një propozim të tillë, sipas qeverisë, e ka dhënë Ministria e Ekonomisë, për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët.

“Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90.000.000.00 €”, thuhet në njoftimin e qeverisë ,përcjell Klankosova.tv.

Më tej, në njoftim thuhet se ky vendim synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët, ndërsa deri tek ky vendim, sipas tyre, ka ardhur pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar kriza e fundit energjetike.

You may also like