Qeveria shkarkon Vllado Buçkovskin si përfaqësues të posaçëm për bisedimet me Bullgarinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qeveria në seancën e sotme e ka shkarkuar Vllado Buçkovskin nga detyra e përfaqësuesit të posaçëm të Maqedonisë në bisedimet me Bullgarinë për tejkalimin e kontestit. Shkarkimi i Buçkovskit në seancë ka kaluar nën pikën “Zgjidhje kadrovike”.

Për momentin nuk tregohen arsyet e shkarkimit. Ish kryeministri Buçkovski në këtë detyrë u emërua ka fundi i vitit 2020.

Ai udhëtoi shumë herë në Bullgari në takime me autoritetet e atjeshme ku ka dhënë mendimet dhe propozimet e tija si të tejkalohet kontesti mes dy vendeve.

You may also like