Qeveria ngrin çmimet e produkteve bazë deri më 31 janar 2022

by admin
Spread the love




Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendimin për ngrirjen e çmimeve për produkte bazë në tregtinë me shumicë dhe pakicë, raporton SHENJA.

Për rrjedhojë është ngrirë çmimi i bukës, sheqerit, miellit – tip 400, vajit për ushqim, qumështit me përmbajtje yndyre prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%, mishit të freskët dhe produkteve të mishit, djathit dhe gjizës.

Nga Ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më 31 janar 2022. /SHENJA/


You may also like