Qeveria: Ministria e Drejtësisë kompetente për ASK-në

by admin
Spread the love




Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin në lidhje me nevojën – Ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe Ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare, nga kompetenca e Ministrisë së Punëve të Brendshme të kalojnë nën juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë.

Siç citohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë, është konstatuar se Ministria e Drejtësisë është Ministri kompetente për Ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe Ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe bartës i aktiviteteve gjatë ndryshimit të tyre eventual, pra miratimi i ligjeve të reja.

“Në sqarimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, thuhet se Ligji për monitorimin e komunikimeve është miratuar në prill të vitit 2018, si rezultat i reformave thelbësore të zbatuara në shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës dhe me qëllim të zbatimit të rekomandimeve nga Grupi i Ekspertëve të Lartë për Çështje Sistematike nga sundimi i ligjit në lidhje me monitorimin e komunikimeve (rekomandimet e Pribes)”, thuhet në kumtesë.


You may also like