Qeveria e RMV-së Miraton kontratën për korridorin 8 dhe 10-D – Shqip

by admin
Spread the love

GRUBI: DITË HISTORIKE – NIS REALIZIMI I INVESTIMIT MË TË MADH KAPITAL

Me propozim të Komitetit për Negociata për Ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, i cili drejtohet nga ZV/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar kontratën për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Ndryshe, Qeveria javë më parë miratoi konkluzionin e propozuar nga Komiteti për negociata, se ishin plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave dhe formimin e grupeve të punës mes Bechtel Enka dhe IRD, negociata të cilat zgjatën 28 ditë.

Miratimi i kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D vjen pas katër javëve negociata të cilat janë realizuar midis konsulentit për transaksion financiar të Qeverisë, IRD dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka.

“Ditë e madhe sot në Komitetin drejtues dhe në Qeveri ku shqyrtuam raportin e konsulentit tonë mbi negociatat me konzorciumin Bechtel Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D si dhe miratim përmbajtjen dhe nënshkrimin e kontratës”, është shprehur Grubi.

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet miratimin e kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

”Realizimi i investimit më të madh kapital në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuoje jo vetëm në infrastrukturën rrugore dhe modernizimin e saj por edhe në cilësinë e jetës, ekonominë e vendit si dhe lidhje me rrugë më cilësore me vendet fqinje si dhe me Korridoret ndërkombëtare” – thonë nga BDI.

Korridori 8 shtrihet në gjatësi prej 68 Km, me autostradë me 6 korsi, nga Tetova në Gostivar, Kërçovë, përmes Strugës deri në Qafë Thanë, ndërsa Korridori 10-D nga Prilepi në Manastir shtrihet në gjatësi prej 40 km dhe realizohet me 6 korsi, në periudhë prej 3 viteve nga fillimi i punimeve.

You may also like