Qeveria e re greke mesazh për dialog dhe bashkëpunim me Turqinë

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis tha se shtyrja e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Turqinë nuk është në dobinë e dy vendeve dhe se qeveria greke dëshiron të rrisë dialogun dhe bashkëpunimin.

Në Kuvendin grek ku u diskutua për programin e ri të qeverisë.

“Qëllimi i sinqertë për bashkëpunim dhe dialog me respektimin e ligjit ndërkombëtar do të vazhdojë të mbetet busulla jonë në marrëdhëniet me Turqinë”, tha Gerapetritis.

“Greqia dëshiron marrëdhënie të mira me fqinjin Turqinë”, tha Gerapetritis i cili theksoi se synohet rifillimi i bisedimeve mes dy palëve, formimi i agjendës pozitive dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik.

Duke tërhequr vëmendjen se kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdoğan në Samitin e NATO-s që do mbahet javën e ardhshme në Vilnius, Gerapetritis tha se Mitsotakis do të përpiqet të krijojë marrëdhënie me Erdoganin në kuadër të respektit reciprok.

“Greqia, problemet lidhur me zonën ekskluzive ekonomike (ZEE) dhe shelfin kontinental me Turqinë, dëshiron t’i zgjidhë me marrëveshje të ngjashme siç ka vepruar me Egjiptin dhe Italinë”, theksoi Gerapetritis i cili shtoi se “Shtyrja vazhdimisht e këtyre problemeve nuk u shërben interesave të të dy vendeve”.

Ai tha se problemi i Qipros është prioritet i politikës së jashtme të Greqisë dhe pretendoi se zgjidhja me dy shtete nuk mund të pranohet. Gerapetritis shpjegoi se Athina synon të ndjekë politikë aktive në marrëdhëniet ndërkombëtare.


Top Channel

You may also like