Qeveria do të vazhdojë të mos lejojë ngritjen e çmimeve të produkteve bazë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Qeveria ka vendosur që të zgjasë masën e ngrirjes së çmimeve për produktet ushqimore. Ky vendim do të zgjasë deri në muajin e arhdshëm më 28 shkurt.

Sipas vendimit të Qeverisë, bëhet fjalë për produktet si buka, sheqeri, mielli, vaji, qumështi, mishi, djathi, gjiza, orizi, veza dhe produktet brumore.

“Me këtë vendim çmimet më të larta të këtyre produkteve mbetet në nivelin e çmimeve të rregullta të cilat janë zbatuar më 1 dhjetor 2021, në tregti me shumicë dhe pakicë, pas çfarë përjashtohen çmimet në aksion të cilat kanë vlejtur deri më 1 dhjetor 2021”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Propozimi për ngrirjen e çmimeve të këtyre produkteve është dorëzuar nga Ministria e Ekonomisë. /SHENJA/


You may also like