Qeveria austriake propozon ligjin për legalizimin e vetëvrasjes së asistuar

by admin
Spread the love

Qeveria federale e Austrisë ka dorëzuar një projektligj për ta bërë të ligjshme vetëvrasjen e asistuar për të rriturit që vuajnë nga sëmundje të rënda, thuhet në një deklaratë të kancelarisë.

Ligji i ri përcakton kushtet në të cilat vetëvrasja e asistuar do të jetë e mundur në të ardhmen, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Austrisë dhjetorin e kaluar sipas të cilit ndalimi i vetëvrasjes së asistuar ishte jokushtetues sepse shkelte të drejtën e një personi për vetëvendosje, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Njerëzit e sëmurë rëndë duhet të kenë qasje në vetëvrasjen e asistuar”, thuhet në deklaratë.

Ligji i ri lejon të rriturit me sëmundje kronike të bëjnë dispozita për një vetëvrasje të asistuar.

Ata duhet të konsultohen me dy mjekë të cilët duhet të dëshmojnë se personi është i aftë të marrë vendimet e tij ose të saj.

Duhet respektuar gjithashtu një vonesë prej 12 javësh që mund të reduktohet në dy javë për pacientët në fazën përfundimtare të një sëmundjeje.

You may also like