Qeveria amerikane ka marrë më shumë se 350 raporte të reja mbi ekzistencën e UFO-ve

by admin
Spread the love

Qeveria amerikane ka marrë mbi 350 raporte të reja të asaj që qeveria amerikane e quan “fenomeni ajror i paidentifikuar”, i njohur zakonisht si UFO, që nga marsi i vitit 2021 – afërsisht gjysma e të cilave deri më tani janë të pashpjegueshme, sipas një raporti nga Inteligjenca Kombëtare të lëshuar të enjten.

Sipas raportit, zyra e Pentagonit përgjegjëse për gjurmimin dhe studimin e pamjeve ka identifikuar paraprakisht 163 prej raporteve si tullumbace, balona ose dronë, zogj, ngjarjeve të motit apo mbeturinave të ajrit si qeset plastike.

Dhe 171 pamjet e mbetura të raportuara të UAP-ve ose UFO-ve vazhdojnë të jenë të pashpjegueshme nga qeveria amerikane.

“Disa nga këto UAP të pakarakterizuara duket se kanë demonstruar karakteristika të pazakonta fluturimi ose aftësi të performancës dhe kërkojnë analiza të mëtejshme”, thuhet në raport.

Shkurtimisht, komuniteti i inteligjencës dhe Pentagoni ende duket se nuk kanë shpjegim për të paktën disa nga një seri objektesh fluturuese misterioze që janë parë duke lëvizur nëpër hapësirën ajrore të kufizuar ushtarake gjatë disa dekadave të fundit.

Sipas raportit, shumica e raporteve të reja erdhën nga pilotët dhe operatorët e Marinës dhe Forcave Ajrore të SHBA gjatë rrjedhës së detyrave të tyre operacionale dhe raportuan ngjarjet.

Komuniteti i inteligjencës publikoi raportin e tij të parë për këtë çështje në vitin 2021, ku  shqyrtoi 144 raporte të UAP-ve, vetëm një prej të cilave hetuesit ishin në gjendje të shpjegonin deri në fund të studimit.

Hetuesit nuk gjetën prova që pamjet përfaqësonin ose jetë jashtëtokësore ose një përparim të madh teknologjik nga një kundërshtar i huaj si Rusia apo Kina, por pranojnë se ky është një shpjegim i mundshëm.

Raporti i së enjtes tregoi një rritje dramatike të incidenteve të raportuara që nga publikimi i raportit të vitit 2021.


Top Channel

You may also like