Qeveria aktuale ka shkeljet më të mëdha – Shqip

by admin
Spread the love

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të martën ka mbajtur konferencë për media.

Nënkryetari i kësaj partie, Besnik Tahiri, tha se  në Ditën e Kushtetutës Republika e Kosovës po përballet me një qeveri antikushtetuese, raporton Shqip.

Deputeti Tahiri, shtoi se në shënimin e Ditës së Kushtetutës, qeveria aktuale ka shkeljet më të mëdha.

“Në këtë ditë kujtojmë se antikushtetuesja, arbitrariteti e ka kthyer këtë qeveri me shkeljet më të mëdha kushtetuese”, tha ai.

Tahiri tha se në Ditën e Kushtetutës, AAK-ja e sheh si shqetësim, kthimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për Pagat.

“Gjykata Kushtetuese ka kthyer pas Ligjin për KPK-në në tërësi, Ligjin për paga”, tha Tahiri.

“Kjo qeveri për tri vite ka procedu me procedurë të përshpejtuar një mori ligjesh nga 104 ligje mes qershorit 2022 dhe 2023, 21 janë miratuar pa përpjekje për konsensus partiak”, deklaroi deputeti Tahiri.

You may also like