“Qeros”, trajneri i Spanjës preket nga thirrjet e tifozëve: Ishte mungesë respekti!

by admin
Spread the love

Nën drejtimin e Luis de la Fuentes, Spanja u rikthye te një trofe pas 11 vitesh (i fundit ishte Euro 2012) teksa iberikasit fituan edicionin e tretë të Nations League në një finale përballë Kroacisë.

Entuziazmi ishte i lartë edhe tek tifozët të “etur” për të festuar.

Por, festa pas ndeshjes në praninë e tifozëve ka lënë një shije të hidhur për trajnerin De La Fuente, i cili së fundmi zbulon se nuk i kanë pëlqyer aspak thirrjet “qeros” nga ana e turmës. 62-vjeçari shprehet se ishte një mungesë respekti, edhe pse ai u mundua ta kalonte me sportivitet.

“Nuk është se ato thirrjet u dëgjuan shumë, por janë veprime që mua më shqetësojnë dhe më bezdisin. Sjellja e keqe është diçka që nuk e toleroj dhe më shqetëson. Mund të them se ishin rreth 20 veta që bërtisnin, por të tilla situata ndodhin sa herë mblidhen shumë njerëz. Ishte një atmosferë magjike në fakt, por ato thirrje ishin të dënueshme.

Mendoni pak se çfarë do të ndodhte nëse ato thirrjet do të ishin me karakter racist. Unë nuk e kam aspak problem që nuk kam flokë, jam qeros dhe jam i lumtur. Por, duhet të edukojmë njerëzit që të sillen me edukatë”, u shpreh De La Fuente./Shqip


Top Channel

You may also like