Qëndroi 60 minuta në selinë blu, përfundon takimi i zv.ambasadorit të SHBA-së me Lulzim Bashën

by admin
Spread the love

Vizita e zëvendës ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith në selinë e PD ka zgjatur rreth një orë.

Smith ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. I shoqëruar nga përkthyesja zv.ambasadori ka hyrë nga dera anësore për në ambientet e brendshme të selisë së PD.

Vizita vjen pak minuta pasi në selinë e PD kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë hasur me dyer të mbyllura dhe nuk kanë zhvilluar aktivitetin e parashikuar në selinë e PD, duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha. Mendohet se fokusi i bisedës së tyre kanë qene përplasjet e fundit mes demokratëve.

You may also like