“Qëndrimi me Ilirin më penalizoi” Arbri tregon se përse doli nga shtëpia e BBV

by admin
Spread the love

Tenisti Arbër Sulstarova i ftuar këtë të dielë në Fan Club është shprehur se qëndrimi me Ilirin e ka penalizuar.

“Qëndrimi me ilirin më penalizoi me banorët, jo me publikun, mendoj që i kam dhënë hapësirë të gjithëve, pavarësisht se me Ilirin qëndroja se të tjerët ngriheshin më vonë. Gjithashtu sporti më lidhte shumë me Ilirin”, tha Arbri.

Sa i përket nxjerrjes në nominim të Einxhel, Donaldit dhe Beatrixës dhe më pas daljes së kësaj të fundit, ai u shpreh se logjikoi ftohtë për këtë përzgjedhje.

“Unë logjikova ftohtë aty brenda, meqë situata ishte e tensionuar aty brenda. Mund të kisha dërguar edhe Monika, Arjola, Donald, ose Donald, Iliri Arjola. Ajo që i kam thënë Beatrix ishte si je, e kam thënë me dashamirësi nuk dhashë asnjë informacion”, tha Arbri.


You may also like