Qarkullim normal i autobusëve në kryeqytet – Shqip

by admin
Spread the love

QYTETARËT: DUHEN KUSHTE MË TË MIRA NËPËR AUTOBUSË

Nëpër pikat e pritjes së autobusit në Shkup, sot vërehet numër i madh i qytetarëve të cilët presin për të udhëtuar, përcjell KlanM. Pasi këshilltarët e Qytetit të Shkupit votuan subvencionet për pagat e punonjësve të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik, autobusët qarkullojnë në oraret e caktuara. Megjithatë, qytetarët thonë se sot nuk kanë pritur gjatë, megjithatë, ka shumë nga autobusët të cilat nuk kanë kushte të mira.

“Kushtet janë katastrofë, janë të papastra, xhamat janë të ndyra, nuk mund të shihni stacioni ku duhet të zbresësh. Kjo është diçka e tmerrshme, asnjëherë ska qenë kështu”.

“Po sot po. Po shiko, ky problem nuk është prej tani, është më gjatë, si e para nuk janë higjienike, mendoj edhe vet ne udhëtarët kontribuojmë në gjithë atë”, tha një qytetar.

“Po dje nuk kishte, kurse tani filluan të vijnë me rregull. Nuk është në rregull që ne të punësuarit duhet të paguajmë taxi që të arrijmë në vendin e punës, edhe pse paraprakisht japin para për bileta mujore të autobusit, por nuk është në rregull që edhe ata të vozisin pa para”, tha një qytetare.

“Kushtet duhet të jenë më të mira”

“Kushtet janë mirë në autobusët e shtetit. Në ato privat jo dhe aq”, tha një qytetar.

Dje punonjësit e NQP-së protestuan për shkak të pagave të papaguara të muajit dhjetor. Pas kësaj këshilli i Qytetit të Shkupit ka votuar për subvencionet në vlerë prej 11 milionë euro për NQP – Shkup./KlanMacedonia

You may also like