Putinin e lënë nervat, pret një tjetër ‘kokë’ në ushtrinë ruse pas dështimit në Ukrainë

by admin
Spread the love

Humbjet dhe dështimet e njëpasnjëshme të Rusisë mbi Ukrainë kanë ‘tërbuar’ presidentin Vladimir Putin, i cili tashmë ka nisur spastrimin e ‘armiqve’ brenda vendit të tij.

Pas dy drejtuesve të lartë të FSB-së, këtë herë ka qenë radha e zv.Drejtorit të Gardës Kombëtare rusë, Roman Gavrilov, që të përfundojë në pranga.

Gazetari investigativ, Gristo Grozev, përmes një njoftimi në Twitter bën me dije se burime të pavarura njoftojnë se është arrestuar kreu i Gardës Kombëtare Ruse, Roman Gavrilov.

Tri burime të pavarura raportojnë se gjenerali Roman Gavrilov, zëvendëskomandanti i Gardës Ruse (pjesë e ushtrisë së brendshme të Federatës Ruse, e cila pësoi viktima të rënda në Ukrainë), është arrestuar nga FSB. Gavrilov ka punuar edhe në të kaluarën në Gardën Presidenciale, domethënë në sigurinë personale të Putinit”, tha Grozev.

Arsyet e arrestimit të Gavrilov ende nuk dihen, por burimet aludojnë se një nga arsyet është shpërdorimi i naftës, çka solli dhe ngecjen e tankeve ruse gjatë mësymjes së tyre në Ukrainë, të cilat më pas u kthyen meme në të gjithë botën. 

Rruga Press

You may also like