Putini ia uron festën kombëtare homologut të tij zviceran Cassis

by admin
Spread the love

Që nga miratimi i sanksioneve të BE-së, Zvicra ka qenë një nga “vendet jomiqësore” për Rusinë. E megjithatë: më 1 Gusht erdhi urimi nga Putini.

Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, e uroi për festën kombëtare presidentin federal zviceran Ignazio Cassis, të hënën. Këtë e ka bërë të ditur Ambasada ruse në Bernë në Tëitter.
“Urime festën federale”, shkroi në Tëitter ambasada. Pas pranimit të sanksioneve të BE-së, Rusia e kishte ndarë Zvicrën në kampin e “vendeve jomiqësore”, informon portali Shtegu.

Ambasada ruse ka postuar vazhdimisht në Tëitter negativisht për Zvicrën. Në prill, ambasadori rus Sergei Garmonin publikoi një deklaratë të Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në Kremlin.

Zakharova akuzoi presidentin federal dhe ministrin e Jashtëm Ignazio Cassis për një kuptim të gabuar të historisë. Ajo gjithashtu njoftoi me një ton kërcënues se Rusia do të monitoronte nga afër neutralitetin zviceran.

You may also like