Putin thotë se ‘do të japë qytetarinë’ për të huajt që luftojnë për Rusinë

by admin
Spread the love

Aplikuesit duhet të provojnë që kanë qenë në luftë të paktën një vit, sipas burimeve të Kremlinit.

Presidenti rus Putin ka nënshkruar sot dekretin që u lejon të huajve që kanë luftuar me ushtrinë ruse në Ukrainë të aplikojnë për qytetarinë ruse, nëse demonstrojnë se janë rekrutuar për të paktën një vit.

Sipas dekretit të publikuar në faqen e internetit të qeverisë, bashkëshortet, fëmijët dhe prindërit e të huajve që shërbejnë në luftë gjithashtu mund të marrin qytetarinë me hapa të përshpejtuara. Nxitja e re tregon strategjitë e Moskës për të shtuar radhët e ushtrisë, kryesisht të ushtarakëve me eksperiencë.

Nuk dihet numri total i të huajve që luftojnë për Rusinë në Ukrainë por në shtator Kuba njoftoi se kishte arrestuar 17 njerëz të përfshirë në trafik njerëzor, teksa rekrutonin të rinj për të luftuar për Moskën.

Ndërsa tre muaj më vonë policia në Nepal arrestoi 10 njerëz që manipulonin të rinj të papunë duke i bindur të bashkoheshin në ushtrinë ruse në frontin e Ukrainës.

Si në lindje dhe në perëndim çuditërisht lufta është kthyer në një nga burimet më të sigurta të një rroge për shumë njerëz të varfër e të papunë në vendet e tyre.

Në dhjetor Putin kishte urdhëruar krerët ushtarakë të rrisnin numrin e ushtarëve nga rreth 170,000 në 1 milionë, duke cituar si arsye luftën në Ukrainë për të cilën fajëson zgjerimin e aleancës së NATO në rajon.