Putin nuk garon më për president? Kremlini: Ende herët për ta thënë

by admin
Spread the love

Vladimir Putin siguroi deri dhe ndryshime kushtetuese për të zgjatur qëndrimin në pushtet, ndaj dhe shkaktoi mjaft habi deklarata e fundit e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas të cilit, kreu i shtetit rus ende nuk e ka vendosur nëse do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 2024.

“Putin nuk është në atmosferë fushate, pasi aktualisht është shumë i zënë. Nuk e kemi dëgjuar të thotë nëse do të garojë apo jo. Kjo nënkupton se është ende herët”, u shpreh Peskov.

Putin ka shërbyer që prej 1999-tës si kryeministër e si president i Rusisë dhe për shkak të ndryshimit të Kushtetutës së vendit, atij i mundësohet gara edhe vitin e ardhshëm.  Deri më tani, ai ka zgjedhur përgjithësisht praktikën që kandidimin ta njoftojë pak para zgjedhjeve, edhe pse synimi i tij për pushtetin, nuk përbën një sekret.

Spostimi i vëmendjes tek zgjedhjet, erdhi në kohën kur ish-presidentit rus Dimitri Medvedev paralajmëroi për një apokalips bërthamor si pasojë e furnizimit të vazhdueshëm me armë të Ukrainës.

“Dërgimi i armëve mund të vazhdojë, por kështu do të parandalohet  çdo mundësi për rifillimin e negociatave”, tha Medeved, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Armiqtë tanë po bëjnë pikërisht këtë dhe nuk duan ta kuptojnë se qëllimet e tyre me siguri do të rezultojnë në një fiasko totale. Një humbje për të gjithë. Një kolaps, një apokalips. Ku me shekuj njerëzit do të harrojnë jetën e tyre të dikurshme, derisa rrënojat dhe mbeturinat të pushojnë së rrezatuari”, ishte paralajmërimi i tij.


Top Channel

You may also like