Putin i beson sërish Wagner – Shqip

by admin
Spread the love

“Krijoni Korpusin e Vullnetarëve për në Ukrainë”

Presidenti rus Vladimir Putin i beson sërish grupit të mercenarëve Wagner për luftën në Ukrainë.

Në një takim me Andrej Troshev, ish-ndihmës të shefit të ndjerë të Ëagner-it, Yevgeny Prigozhin, i ka kërkuar që t’i mbikëqyrë njësitet vullnetare për të luftuar në Ukrainë.

“Ju jeni duke luftuar për më shumë se një vit në një nga ato njësitë. E dini se për çfarë bëhet fjalë dhe i njihni problemet që duhen zgjidhur paraprakisht në mënyrë që luftimet të vijojnë në mënyrën më të mirë dhe sa më të suksesshme”.

61-vjeçari Troshev është një veteran i dekoruar për kontributi e tij gjatë luftërave të Rusisë në Afganistan dhe Çeçeni. Ai është nga Shën Petersburg, qyteti i lindjes së Putinit.

Pas vdekjes së Prigozhin më 23 Gusht si pasojë e rrëzimit të një avioni në Shën Peterburg, Putin urdhëroi luftëtarët e Wagner-it të nënshkruanin një betim besnikërie ndaj shtetit rus. Një hap që dikur Prigozhin e kishte kundërshtuar.

Tv Klan

You may also like