Putin e Kim Jong Un shtrëngojnë duart – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti rus Vladimir Putin priti udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, me të cilin po vijon diskutimet për shumë çështje që nga lufta në Ukrainë e deri te programi satelitor i Penianit. Mediat ndërkombëtare reportojnë se mes Putin dhe Kim Xhong Un ka patur një shtrëngim duarsh rreth 40 sekonda.

“Më vjen mirë që ju shoh,” tha Putin, duke e mirëpritur udhëheqësin e Koresë së Veriut në Kozmodromin Vostochny, një strukturë moderne e lëshimit në hapësirë në rajonin Amur të Lindjes së Largët të Rusisë. “Ky është kozmodromi ynë i ri.”

Kim falenderoi Putinin për ftesën dhe për ngrohtësinë e pritjes së tij.

Takimi mes liderëve të dy vendeve, të cilët janë gjithnjë e më të izoluar ndërkombëtarisht, po vëzhgohet nga afër nga Uashingtoni dhe aleatët, të cilët dyshojnë se mund të bien dakord për tregtimin e armëve dhe teknologjisë së mbrojtjes.

Zyrtarët e SHBA dhe Koresë së Jugut kanë shprehur shqetësimin se Kim do t’i siguronte armë dhe municione Rusisë, e cila ka shpenzuar rezerva të mëdha në më shumë se 18 muaj luftë në Ukrainë. Moska dhe Peniani kanë mohuar synime të tilla.

Hera e fundit që ata u takuan ishte në vitin 2019 në qytetin port Vladivostok.

Klan News

You may also like