Putin: Asnjë interes të pushtoj Poloninë, paqen nuk e lejon Zelensky me urdhër të SHBA

by admin
Spread the love

Vladimir Putin ligjëroi, bëri shaka e dha edhe leksione histori në intervistën e çlirët me gazetarin Tucker Carlson, e cila u pasqyrua shpejt në shumë media ndërkombëtare.

Gjatë takimit të shumëpërfolur me presidentin rus, amerikani në shumë momente u duk sikur pajtohej me të. Në vend që ta shtynte kreun e shtetit rus- të paditur si kriminel i dyshuar lufte – që të komentonte më në detaje pushtimin e Ukrainës, Carlson largohej nga tema, megjithatë shefi i Kremlinit e bëri një deklaratë për vendet fqinjë-duke lënë të kuptohet se nuk ka në plan të sulmojë Nato-n.

“Një luftë me Poloninë mund të ndodhë vetëm në një rast: Nëse Polonia sulmon Rusinë. Në të kundërt jo, ne nuk kemi asnjë interes tek Polonia, Letonia apo kudo tjetër. Përse do ta bënim këtë? Ne thjesht nuk kemi as edhe një interes. Është thjesht një kërcënim luftëndjellës”, tha Putin.

Putini tha Tucker Carlson se presidenti ukrainas Volodymir Zelensky e ka fuqinë për të sjellë paqe. Në intervistën dy-orëshe të ish-prezantuesit të Fox Neës, ai se ishte “i gatshëm të negocionte” fundin e luftës në Ukrainë. Por tha se është Zelensky që nënshkruar një “dekret” , i cili i ndalon negociatat me urdhër të Shteteve të Bashkuara, duke e quajtur Ukrainën një “shtet satelit të SHBA-së”.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë,” tha Putin. “Është pala perëndimore, dhe Ukraina është padyshim që nuk e do këtë. Udhëheqja aktuale ukrainase duhet të ndalet dhe të vijë në një tryezë bisedimesh, e ta anulojë këtë dekret absurd. Ne nuk e refuzuam paqen”, shtoi ai.


Top Channel

You may also like