Pushtoi skenën e “American Idol”, 25 vjeçari nga Kosova sot këndoi bashkë me Shkurte Fejzën

by admin
Spread the love

Freskim Rama i njohur me emrin artistik “Kimi” mahniti jurinë e “American Idol” në fazën e audicioneve të spektaklit më të ndjekur në SHBA për zbulimin e talenteve të reja.

Djaloshi 25-vjeçar mori vëmendje më performancën e tij, i cili me emocione që i kaplonte shpirtin, këndoi këngën “Oj Kosovë oj nëna ime”.

Pas kësaj performance, Kim për gjithë ndjekësit e tij, në Instagram ishte ”Live” bashkë me këngëtaren e njohur shqiptare të muzikës popullore Shkurte Fejzën.

Kim dhe Shkurte për gjithë ata që e ndoqën këtë ”Live” kënduan refrenin e kënës ”Oj Kosovë oj nëna ime”.

Performancën e tyre mund ta ndiqni në Instagramin e Shkurtes e gjithashtu edhe të Kimit.

Dyshja e njohur gjithashtu realizuan një bisedë ku nuk munguan lavdatat e Shkutës për Kimin.

”Oj Kosovë oj nëna ime” këngë kjo që dëgjohet dhe këndohet nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës./21Media

You may also like