Pushtetarët të bëjnë punën e tyre, ne tonën – të sigurohen mjete për zhvillim të UT-së – Shqip

by admin
Spread the love

Çdo fakultet ka nevojë për institute kërkimore shkencore. UT çalon në punën e zhvillimit dhe kushteve elementare për punë, duke ngelur prapa universiteteve tjera në vend. Duhet që synim dhe pikënisje për zhvillimin e UT-së, të jetë Universiteti Shën Kirili dhe Metodi. Kështu mendon profesori Dervish Alimi, kandidat për Rektor në UT.

“Kur jemi te rangimi ne edhe brenda shtetit nuk jemi në 5 vendet e para”, tha mes tjerash Dervish Alimi.

Sipas tij, brenda universitetit duhet të krijohen institute shkencore, ku stafi akademik, por edhe studentët të mund të kalojnë aty edhe kohën e lirë, duke bërë hulumtime. Alimi theksoi se pushtetarët, partitë shqiptare në pushtet duhet të bëjnë punën  e tyre dhe të sigurojnë mjete financiare për zhvillimin e UT-së, ndërsa menaxhimin t’ia lënë profesionistëve dhe stafit akademik profesional brenda universitetit, duke e ruajtur autonominë dhe larg ndikimit politik.

“Ne duhet të marrim nisma që edhe pushtetarët t’i vendosim para aktit të kryer dhe të mos kërkojmë lëmoshë, por vetëm të kërkojmë që ata ta bëjnë punën e tyre, ashtu siç edhe ne duhet ta bëjmë punën tonë. UT ka pasur kuadro brenda partive politike dhe ata e kanë obligim moral për të na siguruar mjete e kushte elementare për punë”, tha kandidati për Rektor të UT-së, Dervish Alimi në Klan Debat me Xhuamdije Ibraimin./KlanMacedonia

You may also like