Punonjësja e “Prestige Resort” nuk ndalet: Nga nesër e mbrapa po s’patëm punë, Rama te dera e kryeministrisë na ka

by admin
Spread the love

Punonjëset e “Prestige Resort”, kanë folur sot për atë që po ndodh prej dy ditësh me aksionin e INUK që shkatërroi pishinat e këtij resorti dhe pse gjithçka figuron me dokumente të rregullta.

Për shkak të shembjes së dy pishinave, rreth 30 punonjës të resortit rrezikojnë që të mbeten të papunë dhe të revoltuar për aktin e paligjshëm të IKMT-së, ata janë shprehur madje se do të protestojnë për të drejtat e tyre para Kryeministrisë.

“Ne te dera e kryeministrisë na ka. Nga nesër e mbrapa po s’patëm punë këtu, atje të dera e Kryeministrisë na ka”, tha një nga punonjëset e “Prestige Resort”.

You may also like