“Punë e mbarë, dhe jetë të shkurtër këtij Parlamenti”, kreu i Grupit të PD e nis sesionin e ri në Kuvend me kritika

by admin
Spread the love

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka nisur me një urim ironik, këtë sesion në Kuevnd, teksa e ka uruar për “jetë të shkurtër.

“Dy fjalë nga kjo foltore. E udhës është të thuhet punë e mbarë, por çfarë pune të mbarë t’i kërkosh këtij parlamenti, për ligjet e kaluara me shpejtësi, apo për ligjet e kaluara me porosi. Punë e mbarë për bllokimin e fjalës së opozitës. Punë e mbarë për këto çështje nuk mund të ketë. Nuk besoj se do ketë një punë të mbarë të këtij Parlamenti as në këtë sesion. Ky parlament është produkt i zgjedhjeve të vjedhura, ndaj s’mund të ketë një sjellje të mirë ndaj hallave të shqiptarëve dhe ndaj opozitës. Punë e mbarë dhe jetë të shkurtët këtij Parlamenti”, tha Alibeaj.

You may also like