Publikoi foton duke e puthur në buzë vajzën e saj, Jonida Vokshi tregon arsyen

by admin
Spread the love

Jonida Vokshi ishte e ftuar në një intervistë së fundmi, ku ka folur në lidhje me fotot e saj ku puth vajzën e saj, Emin, duke u puthur në buzë.

Jonida shprehet se ka një dyshim për puthjet në buzë të prindërve me fëmijët në rastin e seksit të kundërt, megjithatë shton se nuk është shumë e qartë për këtë.

“Unë nuk jam as pro as kundra në sensin që mun të kem një dyshim timin tek sekset e kundërta, kur babai puth vajzën ose kur nëna puth djalin.

Nuk është se e kam shumë të qartë nëse do tyë kisha një djalë por thjesht me Emin nuk e kam këtë. Unë e puth atë kudo, e haj, e shkëlyej”, tha fillimisht Jonida.

Më pas, ajo zbuloi se është në planet e saj edhe një fëmijë i dytë. “Nuk dua ta lë Emin vetëm. Me shumë dëshirë dua t’i bëj Emit një motër. Nëse është në dëshirën cafarë dua unë të kem, do doja të provoja ndjesinë e një djali”- u shpreh Jonida.

You may also like