Publikohen rezultatet e konkurseve për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2023-2024

by admin
Spread the love

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë publikuar rezultatet e konkurseve për ndarjen e bursave për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2023-2024.
Nxënësit të cilët kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të bursës duhet të printojnë dhe plotësojnë TRE kopje të marrëveshjes për bursën përkatëse (marrëveshjet janë publikuar së bashku me rezultatet e konkurseve) dhe së bashku me kopjen e llogarisë rrjedhëse personale t’i dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , më së voni deri më 29.12.2023 (drejtpërsëdrejti në zyrën administrative në MASH ose me postë – dërgesë rekomandues me letër kthyese në adresën Rr. ” Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000. Shkup).

Kandidatët të cilët janë refuzuar do të kenë mundësi të parashtrojnë ankesë që nga dita e marrjes së Aktvendimit nga MASH-i ku do të tregohet arsyeja pse nuk është pranuar aplikimi.

Aktvendimet për aplikimet e pranuara edhe për aplikimet e refuzuara për momentin janë duke u përgatitur dhe do të dërgohen gjatë periudhës në vazhdim.

Për të gjitha informatat shtesë dhe për mbështetje, kontaktet e punonjësve të Sektorit për standardin e nxënësve dhe studentëve, si dhe të gjithë punonjësve të tjerë të MASH-it, janë të publikuar në këtë link, ndërsa pyetjet mund të parashtrohen edhe në adresën elektronike [email protected].

Shiko rezultatet KËTU

MARKETING



You may also like