PSG piketon një mesfushor spanjoll, duel i fortë për Thuram

by admin
Spread the love

PSG në garë për Gabriel Veiga

PSG ka hyrë në garë për mesfushorin e Celta Vigo, Gabriel Veiga. 21-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve këtë sezon me paraqitjet e tij me spanjollët. Sipas mediave britanike, kampionët e francës janë të gatshëm të derdhin në arkat e klubit Galician 43 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit të lojtarit. Veiga kërkohet edhe nga Barcelona, por edhe klube të tjera angleze. Kontrata e futbollistit me Celtën është e vlefshme deri në vitin 2026.

Dy klube pas djalit tjetër të Thuram

Liverpool dhe Bayern Munich janë në konkurrencë me njëri-tjetrin për të nënshkruar me Kephren Thuram. Sipas asaj që shkruan ‘Foot Mercato’ bavarezët duan të afrojnë në skuadër lojtarin, me drejtuesit e klubit që tashmë e kanë prioritet. 22-vjeçari luan me Nice prej vitit 2019. Thuram nuk është një emër i padëgjuar pasi Kephien është djali i legjendës Lillian dhe vëllai i sulmuesit Marcus që u transferua tek Inter. Mbetet për t’u parë konkretizimi iinteresimeve të 2 klubeve.

Thuram

Barça sulm për fantazistin turk

Barcelona po pret përgjigjen përfundimtare nga turku Arda Guler. Talenti 18-vjeçar është në radarët e shumë klubeve, pasi konsiderohet një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm. Katalanasit nga ana e tyre duan konfirmimin nga futbollisti në mënyrë që të nisin ofertën drejt klubit turk të Fenerbahce. Vetë drejtori sportriv i Barcelonës Deco, ka udhëtuar drejt Stambollit për t’u takuar me futbollistin dhe agjentin e tij. Guler konsiderohet nga mediat vendase si Messi i Turqisë.

Guler

West Ham piketon pasuesin e Declan Rice

West Ham po kërkon për zëvendësuesin e Declan Rice që shumë shpejt do të largohet nga “çekanët”. Klubi anglez po konsideron Tyler Adams për mesfushën e tyre. Amerikani luan te Leeds United, ekip ky që do të luajë në championship këtë sezon. Lojtari ishte pjesë e përafqëesues të shteteve të bashkuara të amerikës në boterorin e Katar 2022. Vlera e Adams në merkato përllogaritet në rreth 20 milionë euro. Lojtari është nën kontratë me Leeds deri në vitin 2027, por një ofertë e West Ham do të bënte që Adams të luajë në London Stadium./ Shqip

Adams


Top Channel

You may also like