PSG nën akuza, klubi francez dyshohet se ka ushtruar presion që Messi të fitojë “Topin e Artë”

by admin
Spread the love

Klubi francez Paris-Saint-Germain, është duke u përballur me akuzat se ata kanë ushtruar presion mbi organizatorët e ‘Topit të Artë’ në mënyrë që Lionel Messi ta fitojë këtë çmim.

Siç raporton mediumi francez ‘Le Monde’, zyrtarë të klubit të PSG-së kanë bërë përpjekje që të ushtrojnë presion mbi Pascal Ferre, ish-shefin e revistës prestigjioze ‘France Football’ dhe organizatori i ‘Topit të Artë’.
Dyshohet se zyrtarët e klubit parisien janë munduar që të marrin mbështetjen e Ferre, përmes favoreve të ndryshme.

Raporti shton se klubi shpresonte që Messi ta fitonte këtë çmim gjatë kohës sa ai po luante në kryeqytetin francez.

Hetimet fillimisht thuhet se janë të fokusuara tek ish-drejtori për komunikim, Jean-Martial Ribes.
Një raport i Inspektoratit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare në nëntor të vitit 2023 thotë: “Ribes ka kërkuar që të marrë bileta për ndeshjet e PSG-së nga gazetarë, politikanë, pjesëtarë nga kabineti i ministrave, artistë”.

Sidoqoftë këto “përpjekje” të klubit francez për të marrë favore nga zyrtarët e France Footall dolën të ishin të pasuksesshme pasi Messi nuk e fitoi këtë çmim gjatë kohës sa ishte lojtar i PSG-së.
Messi u bë lojtari i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që fiton Topin e Artë, kur atij iu dhurua ky çmim për arritjet e tij në sezonin 2022/2023, përgjatë të cilit e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në Katar.

Argjentinasi u bë pjesë e Inter Miamit në verën e vitit 2023 si lojtar i lirë nga PSG-ja./ h.ll/abcnews.al

You may also like