PSG mendon për rinovimet, ish-kampioni i botës bind drejtuesit

by admin
Spread the love

PSG dështoi përsëri në Champions League dhe drejtuesit kanë nisur të mendojnë për lëvizjet që do të bëjnë në merkaton e verës. Vazhdimësia e Mbappe, Messi dhe Neymar është në pikëpyetje.

Kampioni i Botës është në fundin e kontratës. Francezi duket i zhgënjyer nga mungesa e suksesit në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë, braziliani është përfolur shumë muajt e fundit për një largim të mundshëm.

Megjithatë, në anën tjetër, më së shumti vëmendja do të jetë në mbrojtje, repart ku kampionët e Francës kanë probleme. Frenat e repartit të tërhequr në javët e fundit i mori Sergio Ramos. Spanjolli e ka lënë pas dëmtimin që e mbajti jashtë fushe për gati një vit dhe është kthyer në një lider në prapavijë.

Ish-kapiteni i Realit ishte ndër të paktët që bëri mirë në dy takimet e Champions League ndaj Bayern Munchen. Performanca e mbrojtësit 36-vjeçar i ka bindur drejtuesit që t’i ofrojnë rinovim dhe për një tjetër sezon.

Te PSG besojnë se pavarësisht viteve që ka mbi supe, Ramos mund të jetë i aftë për të dhënë kontributin e tij në nivele të larta. Afrimi i Milan Skriniar me parametra zero do e konsolidonte prapavijën e PSG, që duket se punën për ekipin e sezonit të ri e ka nisur nga mbrojtja, pika më e dobët.


Top Channel

You may also like