PSG i mbylli “derën”, sulmuesi francez shumë pranë Atl. Madrid

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PSG i ka mbyllur “derën” Marcus Thuram, i cili tashmë duket se ka një plan tjetër për të ardhmen.

Didier Deschamps i besoi sulmuesit dhe e mori në Katar, por kjo duket se nuk ka mjaftuar për parizienët që ta transferojnë në Paris gjatë merkatos së janarit.

Jo vetëm kjo, por edhe forma te Borussia Monchengladbach nuk ka mjaftuar, ndërsa Thuram ka hyrë tashmë në muajt e fundit të kontratës me gjermanët.

Pas largimit të Sarabia, Galtier kërkoi një sulmues dhe klubi ishte në bisedime me lojtarin, por në fund ai nuk i ka plotësuar pritshmërit e trajnerit francez, i cili nuk e preferon as si lojtar të lirë në merkaton e verës.

Tashmë pista më e mundshme është La Liga, pasi Atletico Madrid ka avancuar në bisedime dhe me shumë mundësi Thuram do të luajë në Spanjë sezonin e ardhshëm.


Top Channel

You may also like