PSG heq dorë nga Sanchez, kthen sytë nga djali i ish-mbrojtësit të njohur francez

by admin
Spread the love

Lajme të mira për Milanin, vijnë nga Franca. Paris Saint Germain duket se ka hequr dorë nga mesfushori portugez Renato Sanchez, i cili është objektiv i kuqezinjve të Milanos në këtë merkato verore.

Pas ofertës prej 10 milionë eurosh, të refuzuar nga Lille, duket se kampionët e Francës kanë kthyer sytë nga djali i Lilian Thuram, Khephren Thuram, të cilin trajneri Galtier e ka stërvitur te klubi i Nice sezonin që lamë pas.

Bëhet fjalë për një futbollist 21-vjeçar, që ka bërë shumë mirë sezonin e kaluar dhe është gati për hapin e madh në karrierë, ndaj në ditët e ardhshme pritet që drejtori sportiv Ocampos të bëjë një ofertë zyrtare për ta sjellë në Paris.

Me tërheqjen e PSG-së, i hapet rruga Milanit, që të sjellë në Itali mesfushorin portugez, të cilin Maldini e sheh si pasuesin ideal të Franck Kessie, i cili u largua nga kuqezinjtë për t’u bashkuar me Barcelonën./ Shqip


Top Channel

You may also like