PSG “bujare” në fund ndaj Strasbourg, Sevilla frenohet nga Cadiz

by admin
Spread the love

PSG ka barazuar 3-3 ndaj Strasbourg në transfertë dhe këta të fundit janë ngjitur për momentin në vendin e pestë me pikë të barabarta me Nice.

Kampionët u ndëshkuan nga Gameiro që në minutën e tretë të ndeshje, ndërkohë që më pas erdhi reagimi. Mbappe i barazoi shifrat 29 minuta më pas, kurse Hakimi në pjesën e dytë i dha epërsinë skuadrës së tij.

Mbappe e mori sërish skenën me golin e tre për PSG, por që nuk mjaftoi për fitoren. Strasbourg reagoi dhe e hapi ndeshjen me Diallo, kurse Caci në shtesë shmangu humbjen.

Strasbourg-PSG 3-3
Shënues:
Gameiro 3′, Diallo 75′, Caci 90+2’/ Mbappe 23′, 68′, Hakimi 64′

Një takim tjetër i rëndësishëm është luajtur në LaLiga dhe Sevilla ka bërë një hap fals në shtëpi, kundër Cadiz që mposhti edhe Barcelonën dhe po lufton për mbijetesë.

Skuadra nga Andaluzia e nisi mirë, pasi En Nesyri e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e shtatë. Perez, autor i golit ndaj katalanasve, ishte heroi edhe sonte, pasi shmangu humbjen e Cadiz me golin e shënuar. /oversport.tv

Sevilla-Cadiz 1-1
Shënues:
En Nesyri 7′ / Perez 66′

Foto: Racing Club de Strasbourg Alsace, Twitter 

You may also like