PSG befasohet nga Nice në fund, Lens zhgënjen kundër Brest

by admin
Spread the love

PSG udhëheq i qetë në Ligue 1, edhe pse sot është mundur 1-0 nga Nice që ngjitet për momentin në vendin e dytë, me 13 pikë më pas se kryesuesit e kampionatit.

Di Maria dhe Icardi ishin ata që iu afruan golit për PSG, por pa sukses. Dy minuta para fundit të kohës së rregullt Delort ndëshkoi kryeqytetasit dhe u shkaktoi humbjen.

Në minutat shtesë Nice pati edhe pretendime për një penallti, por VAR vendosi kundër tyre. Gjithsesi goli i Delart mbeti në fuqi dhe PSG doli e mposhtur nga fusha e blertë.

Lens ka pësuar një humb je befasuese në shtëpi, me rezultatin minimal 0-1 kundër Brest. Honorat realizoi pas një ore lojë dhe i dha fitoren skuadrës së tij, që renditet në mesin e artë të tabelës. Lens i kishte të nevojshme tre pikët, për të luftuar për një vend për në kupat e Europës. / oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain, Twitter

You may also like