Pse të gjithë po shkruajnë për një martesë mes A$AP Rocky dhe Rihanna-s?

by admin
Spread the love

Fansat po aludojnë se A$AP Rocky dhe Rihanna janë martuar fshehurazi, pasi reperi publikoi projektin e tij të ri muzikor, i cili përmban fragmente të një ceremonie martesore. Kënga quhet “DMB”, dhe menjëherë pas shfaqjes së saj, fansat filluan të spekulojnë nëse Rocky dhe Rihanna janë martuar.

Çifti ishin fotografuar vitin e kaluar kur po xhironin videon e këngës dhe fotot e tyre u bënë virale asokohe, por askush nuk e dinte domethënien që kishin.

Tani, me përfundimin e klipit, fansat arritën të shohin se çfarë skenash kishte. Në njërën prej tyre, shihet Rocky teksa i propozon miliarderes në një mënyrë unike, pasi në grila shkruhej: “Martohu me mua”. Rihanna gjithashtu shfaqet me grilat e saj ku shkruan: “Po”. Gjesti që u kap në video i kishte bindur fansat se ata ishin fejuar dhe martuar fshehurazi.

Por vërteta qëndron ndryshe! Rihanna dhe ASAP Rocky nuk janë martuar. Një burim pranë çiftit ka zbuluar për “TMZ” se e gjithë video është bërë për argëtim. Në një nga intervistat, Rihanna zbuloi se ajo dhe ASAP Rocky u bënë të afërt gjatë pandemisë.

 

You may also like