Pse shqiptarët e kanë vulosur në tru që nuk do lindin fëmijë? – Shqip

by admin
Spread the love

Popullsia e Republikës së Shqipërisë po shkon drejt plakjes. Sipas të dhënave nga INSTAT, numri i lindjeve për tremujorin e dytë të vitit 2021 ishte 5,993 duke shënuar një rënie me 10,6% krahasuar me tremujorin e dytë të 2020.

Sipas qytetarëve, çiftet e reja kanë frikë të sjellin në jetë një bebe, pasi kushtet ekonomike janë kundra dëshirës së tyre. Bonusi i bebes prej 40 mijë Lekësh nuk i ka nxitur çiftet e reja të krijojnë familje të mëdha.

Sipas uebsajtit të kostove botërore, Numbeo, kostoja e jetesës në Tiranë për një familje prej 4 anëtarësh afërsisht janë 178,033 mijë Lekë, ndërkohë që paga mesatare e një individi në Shqipëri është 56,7 mijë Lekë.

Pra, të dy prindërit në total arrijnë të sigurojnë 113,4 mijë Lekë, familjet shqiptare marin 60 mijë lekë më pak se sa të ardhurat që i duhen për të mbuluar shpenzimet mujore. Sipas sociologut Zyhdi Dërvishi, shteti duhet të rihartojë politikat mbështetëse për çiftet e reja.

“Pa rini nuk ka jetë. Shifra janë alarmante shteti duhet të mendojë për nënat e reja. Duhet t’i mbështesë ato gjatë periudhës së shtatzënisë dhe pas”.

“Duhet të dimë diçka se për gruan shqiptare shkolla e lartë është bërë 5-vjeçare, që do të thotë ajo hyn e madhe në tregun e punës dhe si fillim keqpaguhet, ç’ka e bën atë të mendohet mirë para se të krijojë familje. Vajza apo gruaja shqiptare duhet mbështetur. Ekonomia i bën çiftet e reja të kenë frikë të krijojnë familje”, shprehet sociologu. Me këto ritme, do shtohen azilet!

You may also like