Pse Rosalia u nda me Rauw Alejandro? – Shqip

by admin
Spread the love

Disa media spanjolle shkruajnë se shkak i ndarjes ishte orientimi seksual i artistit

Ndarja e Rauw Alejandro dhe Rosalia tronditi jo pak fansat duke qenë se çifti në çdo dalje publike ishte shumë i afërt me njëri-tjetrin.

Pasi njoftuan ndarjen ata nuk u panë kurrë më së bashku dhe asnjëri prej tyre nuk donte të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur, përtej faktit që kishin deklaruar se ndarja e tyre nuk kishte të bënte aspak me tradhtinë.

Megjithatë, sipas gazetës Marca e cila i referohet një programi spanjoll shpjegon se ka informacione se artisti ka një orientim tjetër seksual.

Po sipas kësaj gazete biseksualiteti i këngëtarit ka shqetësuar Rosalian duke bërë që dyshja të marrin vendimin të ndahen nga njëri-tjetri.

Rauw Alejandro dhe Rosalia u takuan në vitin 2019 në Las Vegas dhe siç shpjegoi dhe vetë çifti ishte një dashuri me shikim të parë. Që nga momenti kur u njohën për herë të parë, dy artistët kishin qenë mbështetësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Ata u fejuan në Mars të këtij viti ndërsa në muajin Korrik njoftuan ndarjen.

Klan News

You may also like