Pse Rama nuk dërgoi në Presidencë Gjiknurin? Taulant Balla jep përgjigjen e prerë

by admin
Spread the love

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët jashtë dyerve të presidencës pse kreu i shtetit ka thirrur në konsultim vetëm socialistët për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore. Ai tha se në lidhje për këtë çështje mund të flasë vetëm presidenti.

Ndërsa lidhur me faktin se ishte ai i deleguari i socialistëve në këtë takim dhe jo sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, Balla përmendi një traditë të rasteve të shkuara ku për çështje të tilla për konsultim është dërguar kreu i grupit parlamentar.

Reagimi i Ballës:

“Ka pasur përpjekje për të penguar qytetarët të shprehin me vonë vullnetin e tyre më 30 qershor. Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni presidentit të republikës. Praktika ka qenë gjithmonë që për zgjedhjet vendore konsultimi është bërë me krerët e grupeve parlamentare. Natyrshëm që kjo është një çështje që i përket presidentit nëse më ka thirrur mua dhe jo grupet e tjera parlamentare.

Sot kemi ardhur për këtë çështje. Më pas unë e thashë që PS ka qenë gjithmonë gati. Kryetari Rama ka qenë i qartë në pozicionin e Partisë Socialiste. Për ne kushtetuta dhe ligji janë të panegociueshme. Unë e thashë zgjedhjet në Shkodër duhet të ishin zhvilluar në shtator të vitit 2019. Unë kam ardhur për këtë çështje dhe dua të jem korrekt për rëndësinë që ka ky moment kur ndodhemi sot. Pas disa shkeljeve, Gjykata Kushtetuese ka folur dhe kjo çështje ka marrë fund’, tha Balla.

You may also like