Pse Rama largoi Ahmetajn? Ben Andoni zbardh prapaskenat dhe lëshon deklaratën e fortë

by admin
Spread the love

Analisti Ben Andoni u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Edi Rama hoqi Arben Ahmetajn nga të gjitha postet, pasi ky i fundit nuk kishte çfarë të jepte më.

Andoni nënvizoi se Rama e largoi Ahmetajn për të hequr përgjegjësitë nga vetja, pasi akuzat nga opozita për ish zv.kryeministrin nuk kanë qenë të pakta muajt e fundit.

Ai theksoi se Ahmetaj mund të ketë të njëjtin fat si të ish-ministrit Lefter Koka.

“Nuk është ndonjë lëvizje e madhe. Rama ka filluar që të kurojë make-up e tij. Të mbash make-up me Arben Ahemtaj nuk ishte gjë e mirë. Nuk mund të thuash që zoti Rama nuk ka nuhatje për pushtet dhe për konjuktura politike. Të vazhdosh të kesh imazh zotin Ahmetaj, nuk mendoj se është zgjidhje e duhur. Tani u poqën kushtet për ta larguar, ky personazh nuk kishte më çfarë të jepte. Procesi i rindërtimit ka shumë probleme. Nga opozita pati shumë akuza për Ahmetajn dhe zhvillimet që ka në SPAK që i marrim në mënyrë indirekte nga opozita. Mund të jetë një përsëritje si rasti i Lefter Kokës”, u shpreh Andoni.

You may also like